Mediat italiane harrojnë kush e bëri lojën, thonë “bravo i qoftë” Juventusit!

Nëse shikon vetëm rezultatin, nuk do të kesh përshtypjen e duhur. Juventusi fitoi 2-0 Derbin e Italisë ndaj Interit dhe mori gjithë vlerësimet e mundshme mediatike, por megjithatë në fushë loja ishte e ndryshme. Zikaltërit bënë “vetëvrasje” duke dhuruar dy gola, ndërsa ishin në sulm për pjesën më të madhe të kohës. Këtë u detyra ta pohonte edhe Masimiliano Alegri. Trajneri juventin deklaroi se ishte i kënaqur me fitoren dhe me lojën e skuadrës, ndonëse pranoi se u desh edhe fati që të arrihej suksesi.

Jehona mediatike, pavarësisht lojës, ishte e gjitha për fituesit. “La Gazeta delo Sport”, titullon shkurt: Buzëqesh Juventus, ndërsa thotë se skuadra e Alegrit arriti apoteozën dhe vazhdon ngjitjen. “Il Korriere delo Sporti” thotë se ky ishte Juventusi më i mirë i sezonit, dhe se Alegri parakalon Inzagin në garën për në Champions. Ja edhe “Tutosporti”: Drejtësi për Juventusin, Rabio dhe Faxholi mbysin dhe parakalojnë Interin. Më në fund një natë e madhe për tifozët!

Tekniku i Inerit, Simone Inzagi, u shpreh se humbja ishte e pamerituar sepse skuadra e tij pati më shumë lojë dhe më shumë raste, ndërsa kritikoi mbrojtësit e tij për golat e pësuar. Juventusi është pranë zonës Champions me 25 pikë, ndërsa Interi ka zbritur në vendin e 7-të me 24.

Sfidanti.al