Ka edhe rekorde botërore në Tokio, notaret australiane nuk bëjnë shaka!

Ishin favorite, sepse ishin kampione olimpike në fuqi, dhe po ashtu rekordmene botërore. Vajzat e stafetës 4×100 metra stil i lirë të Australisë në not dhanë spektakël në pishinën e Tokios, duke fituar sërish medaljen e artë, e duke thyer rekordin e rruzullit. Ato dolën në vend të parë në finale, duke dhënë kohën 3’29”69, që do të thotë 36 të qindat më mirë sesa rekordi i mëparshëm botëror. Kampionet janë Bronte Kempbëll, Meg Harris, Ema Mekken, dhe Kejt Kempbëll. Në vendin e dytë Kanadaja me më shumë se 3 sekonda vonesë dhe pastaj SHBA. Skuadra e Kinës doli në vendin e 7-të, por kjo ishte e mjaftueshme që të thyenin rekordin aziatik.

Sfidanti.al