Kapiteni është shumë i kërkuar, por klubi nga Birmingemi shpreson ta bindë për të mos u larguar. Xhek Grilish është objektivi numër 2 për Mançester Sitin, ndaj edhe Aston Vila po bën një sakrificë ekonomike për ta mbajtur. Mediat angleze shkruajnë se mesfushorit të Anglisë i jepen 200 000 paundë stërlina rrogë në janë në kontratën e re, nëse pranon të rinovojë. Siti thuhet se dëshiron të bëjë një ofertë prej 100 milionë paundësh stërlina për futbollistin anglez, ndërsa Vila dëshiron ta bindë Grilishin se ndoshta e ardhmja e tij te kampionët mund të mos jetë kaq e sigurt, pas akuzave të reja që dolën për ta për manipulim me bilancet financiare.
Sfidanti.al