Kimia Alizadeh, iraniania refugjate në Tokio, u arratis nga shamia e kokës!

U largua dhe nuk e ktheu kokën prapa. Nuk i thonë pak sepse Kimia Alizadeh Zonuzi është femra e vetme iraniane që ka fituar medalje olimpike, një bronzi në Rio 2016 në taekduondo. Sportistja 23-vjeçare, që garoi në peshën deri 57 kg, u largua nga Irani vitin e kaluar duke deklaruar se nuk dëshironte të jetonte në një vend ku femrat shtypeshin, ndërsa nuk donte që të mbante shami koke. Ajo do të konkurrojë në Lojrat Olimpike në Tokio për ekipin e refugjatëve, të krijuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Fillimisht, Kimia dëshironte të garonte për Gjermaninë, por tani është me ekipin e refugjatëve që ka 29 sportistë, nga të cilët 5 janë nga Irani, 9 nga Siria, 4 nga Sudani i Jugut, 3 nga Afganistani, si dhe nga disa shtete të tjera.

Sfidanti.al