Në Britaninë e Madhe ka një traditë që ata që arrijnë suksese të mëdha në sport, “gradohen” me titullin fisnik “Sër”. Një “baron” është bërë Aleks Fergusoni, janë bërë heronjtë e Kupës së Botës të vitit 1966, por edhe Ljuis Hamiltoni, mesa kemi mësuar. Natyrisht, me 7 tituj botërorë në Formula 1 e meriton, por kampioni i madh i boksit, Tajson Fjuri, bën një koment lidhur me pilotin anglez që mendojmë se është i drejtë. Pasi mbrohet nga kritikat se përse u infektua me Kovid (a thua se nuk janë infektuar nja 200 milionë njerëz në botë), kampioni i peshave të rënda në boksin profesionit pret çështjen e taksave. “Mendoj se kritikohem në mënyrë të padrejtë, – tha ai, – mendoj se nuk vlerësohem aq sa duhet për atë që bëj për vendin tim. Unë i paguaj taksat në Britaninë e Madhe (Mbretërinë e Bashkuar), jo si Hamiltoni”.
Sfidanti.al