Sherranjose, por fituese: Stafeta e notareve franceze do medalje ne Tokio!

Janë katër vajza që e kanë konsakruar veten e tyre. Në 2018, në kampionatin europian të notit, ato fituan medaljen e artë në stafetën 4×100 metra duke i dhënë një kënaqësi të madhe atdheut, Francës. Gjithsesi, Mari Vatel, Sharlotë Bone, Margo Fabre dhe Beril Gastaldejo janë nga ato kampione, që konfliktohen edhe më shumë herë sesa fitojnë. Pasi triumfuan në Europian duke mundur Holandën e Danimarkën, kanë pasur sherre me njëra-tjetrën edhe për ndarjen e shtretërve në hotel. Gjithsesi, përtej sherreve, intrigave dhe zilive, ato mbeten 4 kampione që duan të fitojnë, ndaj kur nisin garat harrojnë gjithçka tjetër. Ku i dihet, ia dalin edhe në Tokio.

Sfidanti.al