Juventusi? Di Maria gjenial, Vlahoviç goleador, dhe Kostiç!

Fitorja ishte ndaj Salernitanës, pra jo e ndonjë shkalle shumë të lartë vështirësie, ndonëse kjo skuadër është bërë e tmerrshme këto kohë. Një Juventus në formën e duhur, me lojtarët që ka, duhet t’i fitojë këto ndeshje dhe kështu bëri me një 3-0 jashtë fushe. Pas disfatës së fundit, suksesi ishte “oksigjen” i vërtetë, dhe për më tepër me lojë të mirë.

Di Maria, sipas “La Gazeta delo Sportit” ishte gjenial dhe u kthye më në fund në formën e Kupës së Botës me Argjentinën. Dushan Vlahoviç prishi “agjërimin” pas 4 muajsh dhe shpresa është që të mos ndalojë, ndërsa Filip Kostiç po ashtu shënoi dhe tregoi se është mjaft i vlefshëm për këtë ekip. Natyrisht, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në renditje, Juvja nuk mund të mendojë për Championsin, por këto duken baza të mira për të ngritur të ardhmen.

Sfidanti.al