Alegri: Nuk jam i kënaqur me 30 minutat e fundit!

Trajneri ambicioz, edhe pse shumë i lodhur këto kohë, dëshiron që ekipi i tij të jetë gjithmonë e më i mirë. i mësuar me trofe dhe me finale Championsi, Maks Alegri, nuk mund të kënaqet lehtë qoftë edhe me një fitore 3-0 jashtë fushe në Serinë A. Për teknikun bardhezi, Juventusi i tij pati të meta. “Jam i kënaqur me 60 minuta, ishim mirë, – thotë ai, – por pas rezultatit 3-0 nisëm të luanim prapa, të rrinim pa lëvizur, dhe kjo bëri që kundërshtari të lëshonte shumë gjuajtje ndaj portës sonë. Duhet të përmirësohemi. Nuk jam i kënaqur me 30 minutat e fundit”. Alegri thotë se përpara do të ketë ndeshje të vështira dhe Juventusi duhet të jetë edhe më i mirë.

Sfidanti.al