Junajtid dështim dhe në transport, lojtarët bëjnë grevë!

Nuk mjaftojnë rezultatet (përgjithësisht) negative në fushë, as sherret e brendshme me trajnerin apo drejtuesit, por tek Mançester Junajtid po dalin probleme edhe për gjëra që mund të quhen “të rëndomta”. Gjendja ka arritur deri aty sa disa lojtarë kryesorë të ekipit kanë refuzuar të marrin pjesë në seanca reklamuese për sponsorët, dhe kjo në formë proteste për kaosin me transportin para ndeshjeve.

Për turp, një skuadër kaq e madhe si Junajtidi u vonua për të arritur në stadium në dy ndeshjet e fundit në Champions, ndaj Valencias dhe Juventusit. Natyrisht, prishi punë trafiku i rënduar në qytet, por mbi të gjitha planifikimi i gabuar. Vetë Murinjos nuk komentoi atë që ndodhi, por besohet se mbajti anën e lojtarëve, kur foli me drejtuesit.

Sfidanti.al