Stefën Kërri, legjenda që mban bashkuar Golden Stejtin

Skuadra është padyshim numri 1 në NBA, por e ardhmja nuk dihet saktë. Kevin Durant dhe Klej Tompson do të jenë lojtarë të lirë verën e ardhshme, dhe nuk dihet mirë se çfarë zgjedhjeje do të bëjnë, ndërsa Demarkur Kouzins, i blerë gjatë verës, mbetet i dëmtuar.

Për fat, Golden Stejti ka Stefën Kërrin, lojtarin e saj më të veçantë, ndonëse një Kevin Durant mund të duket më i kompletuar. Me 51 pikët në vetëm 3 perioda shënuar ndaj Uashingtonit, lojtari shtatshkurtër tregoi sërish se është në formë të madhe. Ai është shënuesi i dytë më i mirë i sezonit deri tani, me 34.6 pikë (Blejk Grifin udhëheq me 36.3), si dhe është më i miri për tripikësha, me 33 gjuajtje të realizuara në 5 ndeshje. Me këtë ritëm, pritet të thyejë rekordin e NBA-së, që e mban po vetë me mbi 400 gjuajtje në sezon.

Ç’ne kjo formë kaq e mirë e Kërrit? “Kalova verën time më të mirë në karrierë”, – shprehet ai me të drejtë. Gjatë parasezonit, “Stefi” pati më shumë se 1 pikë për minutë, 56.5 për qind realizim të gjuajtjeve, dhe 100 për qind realizim të gjuajtjeve të lira. Me një Kërri të tillë, Golden Stejti nuk mund ta vrasë shumë mendjen për të ardhmen.

Sfidanti.al