Vetëm Reali fitoi më shumë se Roma në Champions

Të ardhurat në kompeticionin numër 1 janë një “bekim” për çdo skuadër, edhe më shumë për ato më të mirat. Reali i Madridit kryesoi listën e fitimeve nga Championsi me 88.6 milionë euro sezonin e kaluar, gati 7 milionë euro më shumë sesa finalisti Liverpul. Në Angli, bëjnë krahasimin dhe thonë se klubi i Klopit fitoi dyfishin e Mançester Junajtid, që duket se paska marrë rreth 40 milionë euro.

Gjithsesi, çudia më e madhe vjen nga Italia, pasi Roma ka lënë prapa çdo rival me përjashtim të Realit. Klubi kryeqytetas ka fituar nga Championsi sezonin e kaluar plot 83.8 milionë euro, por edhe Juventusi nuk është shumë prapa me 80 milionë euro.

Sfidanti.al