Jo vetëm Kristiano, edhe Manuel Nojer bëhet më i mirë kur “plaket”!

Dy vjet më parë debati ishte i ashpër për titullarin në portën e Gjermanisë. Uli Hënes u detyrua të krijonte një problem të madh duke sulmuar trajnerin e kombëtares, Joakim Lëv, e duke mbrojtur “interesin e ngushtë” të Bajernit për Manuel Nojerin. “Nëse Nojeri nuk është titullar, ne nuk i dërgojmë lojtarët në kombëtare”, – ishin fjalët e tij, ndërsa Ter Shtegen i Barcelonës po bëhej numri 1 i “pancerëve”. Sot është ndryshe, dhejo sepse Ter Shtegeni është i keq, por sepse Nojeri është bërë shumë i mirë. Padyshim që ai vlerësohet si portieri më i mirë i botës, pasi ndihmoi Bajernin me pritjet e tij që të fitonte Championsin dhe Superkupën e Europës. Pritjet ndaj Paris SG dhe Seviljes nuk mund të harrohen. Nuk është pra vetëm Kristiano Ronaldo një yll që bëhet më i mirë kur “plaket”. i tillë është edhe Nojeri 34-vjeçar, që madje pak muaj më parë u diskutua për t’u larguar nga Mynihu. Jo më kot, Rumenige mori Aleksandër Nubelin nga Shalke, por duket se kjo ishte një zgjedhje paksa si e nxituar.

Sfidanti.al