Jo vetëm Ibra e Murinjo, ishte Junajtid që fitoi Kupën e Ligës

Zhoze Murinjo vërtet është një trajner fitues, inteligjent dhe me përvojë. Zllatan Ibrahimoviç është vërtet një lojtar i jashtëzakonshëm, njëri nga tre më të mëdhenjtë e 15 viteve të fundit në të gjithë botën, por triumfi në Kupën e Ligës në Angli nuk ishte vetëm për meritë të tyre. Mançester Junajtid, ky klub me histori të madhe, thjesht shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tij të kupave. Tashmë janë 65 tituj të ndryshëm në Angli, në Europë dhe në të gjithë rruzullin.

Ibra natyrisht ishte heroi kryesor me dy golat e tij, të parin me goditje dënimi dhe të dytin pesë minuta përpara përfundimit të 90-minutëshit. Xhesi Lingard realizoi një tjetër duke i dhënë epërsinë e përkohshme 2-0 “djajve të kuq”, veç finalisti tjetër, Sauthemptoni, nuk u dorëzua aspak në “Uembli”. Sulmuesi italian, Manolo Gabiadini shënoi dy herë, po Gabiadinit iu anulua një gol besohet në mënyrë të padrejtë kur ndeshja ishte 0-0, ndërsa Sauthemptoni goditi edhe shtyllën kur rezultati ishte 2-2.

Në fund vendosi Zllatan,të cilin Murinjo e mori pikërisht për të shënuar gola të tillë, edhe kur skuadra e tij ishte më e dobëta në fushë. Sauthemptonie nderoi finalen, pushoi mirë përpara saj dhe luajti më mirë sesa Junajtid pavarësisht humbjesh. Natyrisht, diferenca në kapacitetin financiar, dhe natyrisht në atë sportiv ishte shumë e madhe, gjë që ndihmoi Ibrën dhe Murinjon. Nuk dihet nëse këta të dy do ta kishin fituar Kupën e Ligës duke qenë tek Sauthemptoni,

Ky quhet trofeu i parë në Angli, por e vërteta është se në verë u fitua edhe Superkupa, ndërsa Ibrahimoviç ka arritur në 26 gola këtë sezon. Padyshim, një nga më të mirët në Europë.

Sfidanti.alibra kupa e liges1man junajtid kupamurinjo kupagabiadini kupa