Patris Evra që, në të kaluarën, ka kaluar një kohë të bukur te Mançester Junajtidi, tetë sezone e gjysmë, tregon për trajtimin që u bënte lojtarëve të vet ser Aleks Fergusoni pas çdo humbjeje me Liverpulin. Dihet se Fergusoni i kishte shumë merak ndeshjet me Lverpulin dhe donte që ekipi i tij ta mundte patjetër këtë ekip që, në të kaluarën, ka qenë dominues në futbollin anglez. Kështu që ai (Fergusoni), pas përpjekjesh të mundimshme, vit pas viti, jo vetëm që e arriti Liverpulin, por edhe e kaloi atë, duke pasur parasysh shifrat dhe titujt e fituar në Premier Ligë.
Evra thotë se Fergusoni, pas çdo humbjeje së ManU-së nga Liverpuli, gjatë të gjithë javës pasardhëse, pothuajse i injoronte lojtarët e vet. “Nëse ne humbisnim me Liverpulin, Fergusoni na injoronte gjatë të gjithë javës. Ne nuk guxonim as që t’i afroheshim atij. Ai e urrente faktin e humbjes ndaj Liverpulit, gjë që na e rrënjosi edhe neve. Ishte diçka e veçantë. Kur ne humbisnim me Liverpulin, të gjithë e dinim se na priste një javë shumë, shumë e keqe”, thotë Evra.
sfidanti.al