“Deti i miliardave” Kina..do të përpijë edhe Benitez

Rafa Benitez mund të largohet nga futbolli evropian gjatë verës

Sipas tabloidit britanik,Daily Mirror Rafa Benitez ka marrë dy oferta nga skuadrat të Kinës, emri i të cilave nuk bëhet i ditur, përcjell Express.

Daily Mirror shkruan se të dy ekipet janë të gatshme t’i ofrojnë Benitezit një pagë prej 35 milionë euro në sezon. Nëse e pranon këtë ofertë, Benitez do të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Rafa Benitez aktualisht është duke e drejtuar Newcastles, të cilën e ka afër që ta rikthej në Premierligë.

Trajneri spanjoll gjatë karrierës ka drejtuar skuadra të mëdha si: Real Madridin, Interin, Liverpoolin, Chelsean e Valencinë