Matijs De Ligt tanimë ka mbërritur në Torino, ndërkohë që Juventusi po i jep “dorën e fundit” burokratike transferimit në radhët e veta të këtij qendërmbrojtësi të ri të talentuar holandez.
Ajaksi, nga ana tjetër, e gjeti menjëherë zëvendësuesin, duke angazhuar një futbollist tjetër, po ashtu mjaft të talentuar në të njëjtin pozicion, meksikanasin Edson Alvarez, që i entuziazmoi tifozët me performancën e tij në Kupën Gold të Amerikës Veriore dhe Qendrore, të cilën e fitoi para pak më shumë se një jave Meksika që mundi 1-0 në finale të saj SHBA-në.
Ky stoper 21-vjeçar është pjesëtar i klubit meksikan Amerika, por, siç bën të ditur gazeta e njohur holandeze “De Telegraf”, drejtori sportiv i Ajaksit, Mark Overmars, tanimë pothuajse e ka kompletuar transferimin e Alvarezit në klubin amsterdamas që do të paguajë për të 15 milionë euro që do të thotë 60 milionë euro më pak sesa fitoi Ajaksi nga shitja e De Lihtit te Juventusi.
Kështu, kryesia e Ajaksit ka të drejtë që t’i fërkojë me kënaqësi duart, pasi arriti të gjejë një futbollist të ngjajshëm me De Lihtin që ka një potencial të madh dhe mund të avancojë në këtë klub holandez që u jep shanse futbollistëvë të rinj që në të ardhmen të bëhet lojtarë të mëdhenj.
Sfidanti.al