Atletiko e Madridit gjatë viteve të fundit nuk ka bërë ndonjë transferim të madh, sidomos,për shkak të ndalimit të FIFA-s që ky klub spanjoll të sjellë lojtarë të rinj në radhët e veta, por tani, siç duket, gjithçka u kompensua.
Klubi në fjalë që ka trajnerDiego Simeonen, ka shitur pothuajse të gjithë lojtarët e vet më të mirë, Grizman, Hernandez, Rodri, Martins, Vieto, Mensah, Huanfran, Felipe Luis dhe Diego Godin, por megjithatë ka sjellë në radhët e veta disa futbollistë cilësorë.
Nga shitja e lartpërmendur klubi i Atletikos “nxori” 280 milionë sterlina dhe vështirë se ndonjë klub tjetër do të mund të fitojë më shumë para.
Atletiko paratë e fituara po i shpenzon për blerjen e lojtarëvë të rinj dhe përforcimi më i madh është sigurisht portugezi Zhoao Feliks, për të cilin klubi madridas pagoi plot 113 milionë sterlina. Po ashtu, ky klub ka blerë edhe lojtarët Markos Lorente, Felipe, Renan Lodi, Ivan Shaponiç, Nikola Ibanjez dhe Hektor Herera, duke shpenzuar gjithsej 176 milionë sterlina.