Të paktën kështu thotë njeriu nr.1 i klubit nënkampion të Italisë, Aurealio de Laurentis, i cili i tha radios napolitane “Kis Kis” se ky futbollist i ri që deri tani ka luajtur me Fenerbahçen turke,në fund tëjavës do të bëhet pjesëtar i Napolit.
De Laurentis vuri në dukje se të gjitha formalitetet përkatëse lidhur me blerjen e këtij futbollisti të ri duhet të përfundojnë deri në fund të kësaj jave, kështu që Elmasi do të mund të vijë në Napoli që të bëjë kontrollet mjekësore dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Karlo Ançeloti.“Po, është e vërtetë, Elmasi në fund të javës do të vijë në Napoli”, deklaroi presidenti i klubit të qytetit në rrezë të Vezuvit.
Media bën të ditur se Napoli do të paguajë për këtë lojtar 18 milionë euro, se kontrata e tij do të jetë pesëvjeçare dhe se paga e tij do të jetë 1,5 milion euro për sezon.
19-vjeçari Elif Elmas (turk Maqedonie) që luan si mefushor, është pjesëtar i përfaqësueses së Maqedonisë, ndërkohë që atë u përpoq që ta tërhiqte trajneri i përfaqësueses turke, Fatih Terim, por, sidoqoftë, ai zgjodhi që luajë me vendin, ku ka lindur.
Sfidanti.al