Alison, Ederson, Kurtua e Oblak? Nr. 1 në bankë është De Gea

Ka disa kohë që portieri David De Gea po zhvillon bisedime me kryesinë e klubit të “Old Traffordit” për një marrëveshje të re dhe, ashtu siç qëndrojnë punët tani, ka mundësi që këtij portieri spanjoll shumë të mirë t’i përmbushën kërkesat e tij maksimale në planin financiar. Mediume angleze bëjnë të ditur se ka shumë mundësi që De Gea të bëhet portierimë i paguar në historinë e futbollit, duke qenë se Mançester Junajtidi ka rënë dakord që t’i paguajë atij375 000 sterlina në javë, me synimin që ta mbajë këtë portier të shkëlqyer në radhët e veta.

“De Gea tani është gati që të qëndrojë në portë që tani. Ashtu siç kam deklaruar edhe më parë, ne të gjithë shpresonim dhe besonim se Davidi do të pranonte që të nënshkruantë kontratën e re. Sidoqoftë, tani fjalën e fundit e ka vetë ai”, vuri në dukje trajneri i Junajtidit, Ole Solskjet.

Në Europë ka disa portierë të mëdhenj, mes të cilëve Jan Oblak i Atletikos së Madridit, Ederson i Mançester Sitit, Alison i Liverpulit, Ter Shtegen i Barcelonës apo Kurtua i Realit (pa harruar Nojerin), por asnjëri prej tyre nuk merr rrogën që i premtohet De Geas, gati 20 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al