Jehona mediatike: “Paris SG, në këmbët e murit”!

Fitorja e Mançester Sitit në fushën e PSG-së në “Stad dë Prensis” nuk kaloi pa një “oshëtimë” në të gjithë kontinentin. Jehona mediatike ishte e madhe pasi të besuarit e Pep Guardiolës përmbysën rezultatin në Paris dhe janë tani me një këmbë (e gjysmë) në finalen e Championsit.E përditshmja e shquar franceze, “L’Ekip” titullon “Në këmbë të murit”, ndërsa vendos foton e murit të çarë të PSG-së në goditjen e dënimit që solli golin e Sitit.

Gazeta spanjolle “AS”: Guardiola anulon Nejmarin dhe Mbapenë! Siti përmbys PSG-në dhe shënjestron finalen! Natë e zezë për Kejlor Navasin! Yjet e PSG-së zbehen pas pushimit!” “Bildi” nga Gjermania: “Mançester Siti përmbys ndeshjen në Paris! Vrima në mur ndihmon Pepin!” “La Gazeta delo Sport” nga Italia: “Guardiola ndëshkon Nejmarin dhe Mbapenë! Siti vështron finalen! Champions, PSG mundet 1-2! Gjithsesi, vetë klubi francez ka ende besim. “Gjithçka është ende e mundshme, – poston Paris SG në Tuiter, – pas fitoreve në fushën e Barcelonës dhe të Bajernit, ne mund të jemi sërish mirë jashtë fushe. Mund t’ia dalim!”

Sfidanti.al