Në Spanjë e kanë quajtur menjëherë një “bombë”, “gabimi historik”, dhe gafa që ndryshon fatet e kampionatit. Humbja e Barcelonës në shtëpi ndaj Granadës, në mbrëmjen kur duhej të merrte kryesimin e La Ligës krijon skenarë të tjerë dhe bën favoritë Atletikon e Madridit dhe Realin gjithashtu të Madridit. Me një Mesi edhe më shumë “Piçiçi”, pra drejt Këpucës së Artë të kampionatit, por më pak lider, katalanasit u dorëzuan në 17 minutat e fundit në mënyrë të pabesueshme, ndërsa mediat kanë drejtuar gishtin nga dy qendërmbrojtësit Pike e Ymtiti.
Mesi kaloi Barçën në epërsi në “Kamp Nou” në 23’, por vendasit nuk ia dolën të shënonin golin e dytë. Nëse do të kishin fituar, do të kishin realizuar një rikuperim historik në La Liga, duke reaguar pas një diference të madhe me Atletikon. Kjo nuk ndodhi dhe u duk se katalanasit më shumë po mendonin për kontratën e re të Mesit sesa për Granadën që shënoi në 73’ me anë të Maçisit dhe në të 77-ën minutë me anë të Molinës. Në renditje, Atletiko ka 73 pikë, Real e Barça nga 71 dhe Sevilja 70 kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim.
Sfidanti.al