Mbape merr notën 3, më pak prekje topi se portieri Ederson i Sitit!

E përditshmja “L’Ekip” nuk u mor vetëm me paraqitjen e Paris SG, duke vlerësuar Sitin dhe gabimet e bëra nga kampionia e Francës. Gazeta e shquar e kryeqytetit pati një “dush të ftohtë” për Kilian Mbapenë, duke i dhënë vetëm notën 3 për lojën që zhvilloi në gjysmëfinalen e parë të Championsit. Mbape u cilësua si tepër i dobët nga “L’Ekip” duke mos u përfshirë shumë nëpër aksione, ndërsa për pjesën e dytë ai u komentua thjesht se “nuk ekzistoi fare në fushë”. Një statistikë për ta përforcuar këtë vlerësim, sulmuesi pati vetëm 30 prekje topi gjatë 90 minutave plus shtesat, më pak sesa portieri i Mançester Sitit, Ederson, që pati 31 prekje.

Sfidanti.al