I duhen edhe 5 të tilla që të mbërrijë rekordin e madh të NBA-së që mbahet nga Oskar Robertsoni. Rasëll Uestbruk realizoi tripëll dabëllin e 30-të të sezonit në fitoren që Uashingtoni i tij arriti ndaj Lejkërsave, duke treguar formën shumë të mirë. Ylli 32-vjeçar shënoi 18 pikë, kapi 18 topa në tabela e shërbeu 14 asistë, duke u shtuar dy vjedhje topi. Një tripëll dabëll i madh nga Uestbruk, edhe pse jo me një nivel të jashtëzakonshëm pikësh. Ai ka 176 tripëll dabëlla në karrierë ndaj 181 të Robertsonit. Uashingtoni fitoi 116-107 ndaj Lejkërsave që ishin ende pa Lebronin, dhe që u udhëhoqën nga Entoni Dejvis me 26 pikë, si dhe nga Andre Dramond me 17 pikë e 11 topa në tabela. Për Uashingtonin shkëlqeu edhe Bredli Bil, shënuesi më i mirë i NBA-së që realizoi 27 pikë.
Sfidanti.al