Një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, ndoshta basketbollisti numër 1 në histori. Kështu e njohin dashamirësit e sportit Majkëll Xhordanin, por ata që merren me bursën dhe financën e njohin edhe si menaxher të madh. “Air Xhordan” fitoi 350 milionë USD vetëm në një vit, dhe kjo falë të ardhurave në klubin e NBA-së, Sharlotë Hornets, ku ai është pronar, dhe nga marka Xhordan e Najkut (Nike).
Xhordan ka pasuri totale prej 1.65 miliardë USD, sipas revistës “Forbs”, edhe pse është e sigurt se jeta sportive si basketbollist dhe fama e respekti që gëzon në botë, e bëjnë më të lumtur sesa paratë. Ish-ylli i Çikago Bullsave është në vendin e 455-të mes miliarderëve në SHBA, por është numri 20 në botë për pasurinë në mes të njerëzve të lidhur me sportin.
Sfidanti.al