Interi merr një goditje, Çelsi nuk ia jep Lukakun dhe Kulibalin!

Trajneri Inzagi kishte plane të mëdha me sulmuesin belg, që e tregoi vetën në prill, maj e fillim qershori për zikaltërit. Po ashtu, dëshironte një përforcim në mbrojtje si Kulibalin, tani që Milan Shkriniar shkon tek Paris SG. Gjithsesi, Interi do ta ketë të vështirë dhe priten bisedime të shumta e të gjata me Çelsin për Lukakun dhe për futbollistin afrikan. Londinezët nuk pranojnë huazim të dytë për Romelun, por duan t’ia shesin kartonin, ndërsa për Kulibalin duan shifra të larta. Imagjinoni sesa e vështirë do të jetë për Interin pasi klubi italian nuk ishte në gjendje që mbrojtësit t’i siguronte rrogën që merr në Londër, 10 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al