Bajerni provon të marrë Pau Torresin nga Vijarreali

Bavarezëve u duhet një qendërmbrojtës e ndoshta mund ta gjejnë. Pau Torres i Vijarrealit është dëshira e Bajernit të Mynihut, ndërsa lojtarë pritet të largohen nga reparti si Hernandez apo Pavar. Spanjolli 26-vjeçar nuk do të kushtonte pak, por gjithsesi do të ishte një zgjidhje më e mundshme sesa shumë të tjera. Pritet të shihet qendrimi i Vijarrealit, i Pau Torresit dhe se cila do të jetë konkurrenca.

Sfidanti.al