Interi mund të humbasë ndeshjen, por jo të humbasë mendjen!

Skenat prej “Perëndimi të Egër” nuk ishin parë në Itali këto kohë, e ndoshta ngjajnë më shumë me atmosferën e Amerikës Latine. Gjithsesi, mjaftoi jnë gol i Lacios, shënuar duke injoruar një lojtar të Interit të rrëzuar në tokë, për të hapur “rubinetin” e nervave në stadiumin “Olimpiko” të Romës, ku Interi pësoi humbjen e parë të këtij sezoni në Serinë A, 1-3. Dimarko ishte në tokë, ndërsa Felipe Anderson vazhdoi vrapin drejt portës së Handanoviçit për të shënuar pas gjuajtjes së Imobiles. Zikaltërit protestuan, ndonëse trajneri Inzagi u tregua i përmbajtur, por nervat ishin në kulm dhe vendasit e patën më të lehtë për të fituar edhe me golin e Sergej Milinkoviç-Saviçit. Në përfundim erdhën skenat e “Far Uestit”, me gjashtë kartonë të verdhë gjithsej për zikaltërit e “vetëm” 3 për të zotët e shtëpisë.

Gjatë ndeshjes, Perishiç shënoi me penallti në 12’ për Interin, kur Barela i vodhi një 11-metërsh Elseid Hysajt. Pas pushimit erdhi reagimi i Lacios me golin e barazimit po me penallti nga Imobile, e pastaj Felipe Anderson në 81’ dhe Sergej Milinkoviç-Saviç në 90’+2.  Interi mbetet 5 pikë prapa Milanit, ndërsa rrezikon që Napoli t’i shkëputet edhe më shumë, në 7 pikë nëse fiton sot.

Sfidanti.al