“Interi largoi problemin më të madh, PSG do jesh në telashe”

Mediat në Itali e kishin lajm të parë largimin e Mauro Ikardit nga Interi, duke theksuar edhe se çfarë mund të ndodhë në Paris. “Mirupafshim, Maurito”, shkruajti “La Gazeta delo Sport”, që theksoi më tej se Marota dhe Konte e arritën atë që deshën. “Il Korriere delo Sport” titulloi se “Interi e dha falas Ikardin”, pasi fillimisht sulmuesi argjentinas u huazua, ndërsa më pas PSG mund ta marrë për 70 milionë euro.

Më e prerë gazeta franceze, “L’Ekip” që shkruajti se trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, është paralajmëruar për problemet që mund të vijnë në ekipin e tij, pasi në Paris po mbërrin Ikardi, por edhe gruaja e tij, Uanda Nara. Ishte pikërisht Uanda, njëkohësisht agjente e tij, që e bindi për të pranuar këtë zgjidhje, pasi fillimisht u refuzuan Napoli e Monako.

Sfidanti.al