Tragjedia e kampionit, 30 vjet më parë shuhej Gaetano Shirea!

Shokët tek Italia dhe tek Juventusi e përkufizojnë shumë lehtë, “një kampion, një njeri i vërtetë, një simbol”. Këto komplimente janë për nderimin e kujtimit të të madhit Gaetano Shirea, udhëheqësit të skuadrave të tij në vitet 70-të e 80-të, kampion i botës në 1982 me Italinë dhe fitues i shumë titujve me juventinët.

Ish-mbrojtësi i qendrës u shua në një aksident rrugor në Poloni 30 vjet më parë, dhe vetë polakët nuk e kanë harruar, duke organizuar një turne me 4 skuadra për nder të tij. Padyshim, këtu ka luajtur rol edhe ish-juventini dhe polaku i madh, Zbignjev Bonjek. Nuk e kanë harruar as shokët si Dino Xof, Paolo Rosi, Antonio Kabrini apo Klaudio Xhentile, që fituan aq shumë së bashku me të. Shirea ishte i veçantë, ndoshta i vetmi në llojin e tij, i qetë, i pafjalë, i edukuar, kurrë i përjashtuar me karton të kuq edhe pse ishte mbrojtës.

“E vështirë për mua të flas për një mik të shtrenjtë, – thotë Dino Xof, – një njeri i madh, që donte aq shumë të mësonte, dhe që edhe kur u bë i famshëm nuk donte të kishte diplomën e mjeshtrit. Zemërohem shumë që sot flitet shumë pak për të, duhej të ishte ndryshe, pasi Gaetano ishte i famshëm pa pasur nevojë për agjent marketingu”.

Sfidanti.al