Interi kërkon 75 milionë euro për Brozoviçin dhe Onanën

Zikaltërit duket se do të mbledhin paratë për të mbajtur Lukakun e për të marrë Fratezin, pse jo edhe Turamin. Lajmet nga Italia janë që portieri Onana do të shkojë tek Mançester Junajtidi, që jep 40 milionë euro, ndërsa Interi kërkon 50. Marcel Brozoviç do të shkojë tek Al Nasri i Kristiano Ronaldos dhe zikaltërit duan 25 milionë euro, ndërsa arabët janë deri tani tek 20 milionët. Nga ana tjetër, milanezët shpëtojnë nga rroga e Brozoviçit që arrin në 13 milionë bashkë me taksat, por edhe e Edin Xhekos që shkoi në Turqi.

Sfidanti.al