Jurgen Klopi nuk paska në plan stolin e Gjermanisë

Këtë e thotë agjenti i tij, Mark Kosicke, i cili pret shpresat e tifozëve “teutonë” se trajneri i Liverpulit mundet që të “verë dorën në zemër” dhe të pranojë rolin e teknikut të kombëtares së tyre. Sipas agjentit, Jurgen Klopi do të vazhdojë tek Liverpuli sipas kontratës deri në vitin 2026, dhe kjo pavarësisht sezonit të fundit të dështuar. Në Gjermani pati shpresa se Klopi mund të mendonte për kombëtaren, dhe në këtë mënyrë të shkarkohej Hansi Fliku që ka vetëm 3 fitore në 11 ndeshjet e fundit.

Sfidanti.al