Interi i Kontes dhe i Lukakut fiton në Europë, por sa e vështirë!

Ishte një ndeshje me një takim të vetëm dhe luajtur në Gelsenkirshen të Gjermanisë. Një përballje e veçantë pasi mes Interit e Getafes nuk ishte luajtur asnjë ndeshje e të tetave të finaleve, ndaj edhe nuk duhej vajtje-ardhje. Fitoi skuadra e drejtuar nga Antonio Konte dhe e udhëhequr në fushë nga Romelu Lukaku, që shënoi një gol të bukur. Ishte ndeshja e pestë europiane radhazi që belgu realizon, duke qenë “tërheqësi” i këtij Interi. Në fund, goli po kaq i bukur i Eriksenit që hyri si zëvendësues. Italianët e merituan, por siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, duhet t’i falen “Shën” Samirit (Handanoviçit) që priti penalltinë e Molinës, që mund të kishte barazuar ndeshjen. “Duhet të mësoni të mbyllni ndeshjet që i meritoni, dhe jo të pësoni të papritura”, – shkruan gazeta italiane. “Jam i lumtur për djemtë, por nuk kemi fituar ende asgjë, – ishin fjalët e Kontes, – nuk duhet ta humbasim këtë rast, dhe duhet të tregojmë se jemi rritur”.

Sfidanti.al