E qartë që ka bërë një hap më tej. Interi vërtet ka zhgënjyer në Serinë A, ku as këtë vit nuk do ta fitojë dot titullin, por Liga e Kampionëve ka qenë shumë më pozitive. Edhe pse Bajerni ishte tepër i fortë, sërish zikaltërit u kualifikuan në atë që u quajt “grupi i vdekjes” duke lënë jashtë Barcelonën, ndërsa sot vjen sfida me eliminim direkt. Në stadiumin “San Siro” vjen Porto, një rival i rrezikshëm që jo më kot ka dalë dy herë kampion i Europës në historinë e tij. Milanezët u mposhtën vjet në kët nivel nga Liverpuli, por këtë herë përvoja është më e madhe dhe shkalla e vështirësisë më e vogël.
Interi duket në formë të mirë, dhe trajneri Simone Inzagi e udhëhoqi ekipin i qetë në stërvitjen e fundit. Në ekip do të ketë vetëm një mungesë, dhe pritet që tekniku të zgjedhë dyshen e sulmit të përbërë nga Lautaro Martinez dhe Lukaku. Në të kundërt, Porto duket se ka shumë probleme. Trajneri Konseisao mund të ketë deri në 7 mungesa, nga të cilat të konfirmuara janë 4 dhe tre lojtarë të tjerë janë në dyshim të madh. Sidoqoftë, ekipi është në formë të mirë, me 9 fitore radhazi në kampionat, ndërsa bëri një paraqitje shumë të mirë në grupet e Championsit duke u kualifikuar në vend të parë.
Sfidanti.al