Ikardi-Lautaro, Perishiç, gabimet, ja “monologu” i Spaletit

Kur humbet një ndeshje ose del më keq sesa mendon, atëherë trajneri nis të bëjë një analizë, ku shpesh nuk kuptohet se ku fillojnë gabimet e tij, ku ata të lojtarëve, dhe nëse ekziston shpresa që gjendja të ndryshojë. Luçiano Spaleti e pati tepër të vështirë pas disfatës së Interit në fushën e Torinos, që sërish tregoi se zikaltërit nuk janë aspak skuadër për titull, por madje që mund të rrezikojnë edhe pozicionin në Champions.

Pyetja parë për Spaletin ishte sesi iu duk dyshja Ikardi-Lautaro, që luajti njëkohësisht në sulm. “Nuk funksionuan, – tha prerë trajneri, – por, i aktivizova sepse shpresova që të na jepnin epërsi në duelet një për një. i aktivizova edhe sepse Perishiç kishte dhimbje në shpinë”. Gjithsesi, për Perishiçin, ish-trajneri i Romës pati fjalë të tjera.

“Marota thotë se nuk dëshiron të luajë, pasi ka oferta nga jashtë, – u shpreh i zemëruar ai, – nëse nuk dëshiron të luajë, le të rrijë jashtë ekipit. Nuk mund të largohet nëse dikush nuk paguan sa duhet për kartonin e tij”. Ja pra, një nga krizat kryesore për zikaltërit.

Spaleti thotë fjalën “rregull”. “Duhet vënë rregull në parimet e një skuadre, – shprehet ai, duhet të luajmë në mënyrë më të rrjedhshme, më lineare, lojtarët e mbajnë shumë topin, dhe janë të lodhur kur vijnë dyluftimet. Kjo duhet të ndryshë”. Tifozët kanë kohë që shpresojnë që një ditë loja të ndryshojë, por që pas largimit të Murinjos në 2010, kjo nuk po ndodh, dhe Interi nuk po del më kampion.

Sfidanti.al