Ia vlejti mundimi, Liverpuli paguan “vetëm” 25 milionë për Tiagon!

Nuk dihet se cila do të jetë “goditja” e dytë dhe kur do të ndodhë ajo, por Jurgen Klop e realizoi transferimin e parë. Tiago Alkantara, mesfushori kampion i Europës me Bajernin, do të vijë tek Liverpuli për jo më shumë se 25 milionë paundë stërlina. Mediat angleze njoftojnë se klubi i “Anfildit” arriti një marrëveshje me bavarezët për të paguar fillimisht 20 milionë paundë stërlina (rreth 22 milionë euro), e pastaj 5 milionë të tjerët. Kaq të qarta janë gjërat saqë shkruhet se spanjolli do të ketë fanelën me numrin 6, dhe me gjasë holandezi Vajnaldum do të kalojë tek Barcelona. Bajerni ishte ankuar për atë që po ndodhte, duke e cilësuar taktikën e Liverpulit (apo edhe të Mançester Junajtidit) si shantazh, por gjithsesi dy palët nuk u prishën për kaq gjë. Edhe shefi ekzekutiv Rumenige konfirmoi lajmin që Tiago do të largohet, ndërsa i kishte mbetur edhe 1 vit kontratë në “Alianc Arena”.

Sfidanti.al