Allianz Arena, rrezikohet kthimi i tifozëve në stadium

Kanë ngelur vetëm pak ditë nga sfida me Schalken që do të shënojë startin e sezonit 2020/21 në Bundesligën gjermane për Bayernin e Mynihut dhe skuadra kampione e Gjermanisë ende nuk e di nëse do të duhet të hapë dyert e Allianz Arenës apo jo. Kryeministrat e landeve të martën ranë dakord për lejimin në stadium të një numri tifozësh sa 20% e kapacitetit total. Rihapja e stadiumeve është e lidhur me evolucionin e Pandemisë dhe në Mynih tendenca nuk është e favorshme

Indeksi javor për 100 mijë banorë kaloi të mërkurën në 45 raste pozitive në kryeqendrën e Bavarisë, dmth 10 më shumë se limiti i vendosur nga përfaqësuesit  politikë rajonalë. Megjithatë tifozët e kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës kanë ende shpresa për rikthimin në Allianz Arena, shpresa që u ndezën pas deklaratës së kryeministrit të landit të bavarisë Markus Söder, që la të kuptohet se ende mund të lejohet të hyjnë tifozë në stadium në numër të limituar që do të reduktohet më shumë nëse deri të premten nuk do të ketë rënie të rasteve

Ndërsa vetë Bayernit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të presë instruksionet e autoriteteve politike dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk vonoi shumë për të thënë qartë se janë në gjendje që të organizojnë këtë ndeshje edhe brenda një kohe të shkurtër.

Sfidanti.al