Holanda në frymën e fundit, Van Dajk e kualifikon në Gjermani

Mungonte e katërta dhe ja ku mbërriti. Nuk është Franca, kampione e botës, por Holanda, pas një tjetër mbrëmjeje të madhe emocionale të Ligës së Kombeve. Barazim 2-2 në frymën e fundit në Gjermani, duke reaguar sikur të ishin gjermanë dhe jo holandezë.

Klasi i lojtarëve dhe karakteri i transmetuar nga trajneri Ronald Kuman bënë të mundur që të rikuperohej dizavantazhi 0-2 i pjesës së parë, madjenë 5 minutat e fundit. Kunsi Promes dhe Virgil Van Dajk ishin autorët e golave në minutat 85 e 91.

Gjermania e Lëvit u duk se kishte nisur kthesën, ndërsa krenaria e saj u mendua se po ndihmonte Francën. Për shumë minuta ish-kampionët e botës luajtën më mirë sesa “tulipanët”, madje mund të kishin arritur në epërsinë 3-0. Nuk ia dolën, dhe në fund vendosi dëshira më e madhe e miqve. Pas dy zhgënjimeve radhazi, në Euro 2016 dhe në Botërorin 2018, Holanda tashmë është rikthyer.

Nuk është gjë e vogël që eleminoi Francën dhe Gjermaninë, ndërsa tani do të presë shortin së bashku me skuadrat e tjera të kualifikuara si Portugalia, Anglia e Zvicra.

Sfidanti.al