Natyrisht, superylli argjentinas duhet të ndalohet si ekip, dhe trajneri Luis Van Gal padyshim që e ka një taktikë për këtë, por gjithsesi te kombëtarja “portokalli” spikat një gjigand. Ky është portieri Nopert me shtatlartësi 2.03 metra dhe që u mor në Botëror krejt papritur nga trajneri i “tulipanëve”. Van Gal e ftoi Nopertin edhe pse 28-vjeçari ka luajtur vetëm 55 ndeshje si … futbollist profesionist dhe 34 prej tyre kanë qenë në një vit e gjysmë kohët e fundit. Pritet që ai të bëjë mrekulli për të ndalur një lojtar si Mesi që është vetëm 1.69 metra shtatlartë, dhe ndihmën më të madhe mund ta japë tek penalltitë.
Sfidanti.al