NBA, një Boston “atomik” shkatërron Feniksin jashtë fushe!

Që ky ekip ishte i fortë, kjo dihej, por që të arrinte deri këtu, kjo nuk ishte menduar. Boston Sëlltiksat po e konfirmojnë veten si skuadra për t’u mundur këtë sezon në NBA dhe suksesi i jashtëzakonshëm në fushën e Feniksit ishte një “deklaratë bombë”. Mediat amerikane shkruajnë se rekordmenët e titujve ishin “atomikë” në Feniks duke fituar me shifrat 125-98! Xhejzën Tatëm dhe Xhejlën Braun shënuan nga 25 pikë dhe Brogdon shtoi 16. Kjo ishte fitorja e 8-të e Sëlltiksave në 9 ndeshjet e fundit duke qenë ekipi më i mirë në sezonin e rregullt me 21 fitore e 5 humbje. Gjithsesi, mediat shkruajnë edhe se “vështirësia më e madhe për Bostonin tani është që të qendrojë me këmbë në tokë” e të mos i rritet mendja.

Sfidanti.al