Në Angli thonë se kjo është “rënia e dhimbshme” e superyllit, dhe i afrohen shumë të vërtetës. Kristiano Ronaldo është në momentin më të ulët të karrierës së tij, i përjashtuar “me ceremoni” nga Mançester Junajtidit, dhe i ulur në stol nga Portugalia. Sedra e kampionit të madh, por edhe e një njeriu me sedër të sëmurë, bëri që CR7 të refuzonte të bashkohej me ekipin e tyre në stërvitje pas ndeshjes së fituar 6-1 ndaj Zvicrës. Logjika e trajnerit Fernando Santos nuk ishte për ta ndëshkuar (mjaftoi ulja në stol), por sepse Ronaldo luajti vetëm rreth 20 minuta, pra i takonte të stërvitej me ekipin e tyre. Ky veprim thjesht dëmton më shumë futbollistin e padyshim edhe kombëtaren, të cilën e presin ndeshje të forta.
Sfidanti.al