Humbja me Kadisin ishte thjesht përfundimi i një miqësoreje “vere”. Gjithsesi, kur flasim për Mançester Junajtidin kjo duket e palejueshme edhe pse “djajtë e kuq” kanë shumë prej lojtarëve në Kupën e Botës në Katar. Kadisi është një skuadër spanjolle që po bie nga kategoria në La Ligë, ndaj edhe disfata 2-4 nuk i pëlqeu aspak trajnerit Erik Ten Hag. “Ne po flinim gjumë, – tha ai pas ndeshjes, – nuk mund të luajmë kështu. E vetmja gjë e mirë e kësaj ndeshjeje është që na zgjodhi dhe na bëri të kuptojmë se nuk mund të vazhdojmë kështu”.
Sfidanti.al