Hënesi: Nëse do të kishte qenë në Gjermani, Barcelona do të kishte falimentuar me kohë!

Kjo gjë nuk është se nuk dihet, por ish-presidenti i Bajernit thjesht e përsërit. Në vende të tilla si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA apo Holanda, një klub me detyrime të tilla financiare nuk mund të shpëtonte. E provoi Gllazgou Rejnxhërsi në Skoi, Lids Junajtidi në Angli, dhe mund ta provojë gjithkush tjetër, veçse në Spanjë është ndryshe. “Nëse Barcelona do të kishte qenë në Gjermani, do të kishte falimentuar me kohë, – thotë Uli Hënesi, – ka 1.3 miliardë euro borxh dhe vjen e propozon ofertë shumëmilionëshe për një lojtar të Bajernit”. Ky lojtar është Robert Levandovski, i cili thuhet  se ka arritur akord me katalanasit, por Bajerni kërkon 50 milionë euro për kartonin.

Sfidanti.al