Trajneri i Liverpulit vlerëson teknikun e Realit, Karlo Ançeloti si “një shembull për të gjithë”, dhe thekson se finalja e Parisit do të jetë një përballje shumë e vështirë. Liverpuli luan për Championsin ndaj Madridit, me të dyja skuadrat që kanë shanset e tyre për të fituar në “Stad dë Frans”. Reali i mundi të kuqtë në finale e Kievit në 2018, pas dëmtimit të Mohamed Salahut, dhe egjiptiani ka deklaruar se do të luajë për hakmarrje, por Jurgen Klopi nuk e mendon kështu. “Do të luajmë për të fituar, – tha ai, – nuk do të ketë asnjë lojë për hakmarrje. Mendoj se ne mund të fitojmë. Të mos harrojmë se i fituam të gjitha ndeshjen në atë që u quajt grupi i vdekjes ndaj Atletikos, Milanit dhe Portos”.
Sfidanti.al