Hari Keini feston “qindshin” jubilar, merr një dhuratë speciale

Sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, shënoi golin e barazimit (2-2) për ekipin e vet në ndeshjen me Liverpulin në stadiumin e këtij të fundit. Ky gol që Keini e shënoi nga pika e 11-metërshit, ishte i 22-ti gjatë këtij sezoni të Premier Ligës dhe, gjithsej, i 100-ti i tij në ligën më të fortë në futbollit anglez, kështu që ai iu bashkua grupit të vogël të zgjedhur të legjendave angleze.

Hari Keinit për të shënuar 100 gola iu deshën 141 ndeshje, ndërkohë që vetëm Alen Shireri është më i mirë sesa ai, pasi që të arrinte deri te “qindshi”, këtij sulmuesi legjendar anglez i janë dashur vetëm 124 ndeshje. Mbas ndeshjes, Keini mori shumë përgëzime nga bashkëlojtarët e vet, ndërsa sponsori i tij, “Hike”, i dhuroi atij një palë këpucë futbollit të dizajnuara në mënyrë speciale për këtë rast.

Sfidanti.al