Ultimatum kercenues ndaj  Antonio Kontes: “Do të fluturojë” para kohe.?”

Celsi, mesjavën e kaluar, pësoi një humbje poshtëruese 0-3, në “Stemford Brixhin” e vet, nga ekipi modest Bornmouth. Mbas disa rezultateve katastrofike të këtij ekipi londinez, në objektiv të kritikave më të ashpra të tifozëve u ndodh trajneri italian Antonio Konte, të cilit, këtë sezon, fati, më të vërtetë, i ka kthyer kurrizin, duke e bërë të qartë se “blutë” e Londrës, tanimë, kanë dalë jashtë garës për titullin e Premier Ligës.

Mediumet në Angli shkruajnë se pronari i Celsit (Roman Abramoviç), gradualisht, po e humb durimin me Konten dhe se pret një dështim tjetër të trajnerit italian që “t’i japë duart” këtij të fundit. Sipas medias, miliarderi rus (Abramoviç) i ka thënë Kontes së, nëse ai nuk do të mundë dot Uatfordit në ndeshjen e radhës, atëherë, ai mund të bëjë gati valixhet! Ndërkohë, duhet të kihet parasysh se Celsit e pret një përballje shumë e vështirë me Barcelonën në fazën 1/8 të Champions-it.

Sfidanti.al