Sot do te zhvillohet Asamblea më e pandershme zgjedhore e futbollit shqiptar. Per here te pare ne 16 vitet e fundit perballe atij qe ka privatizuar futbollin tone u paraqit nje kandidat, ndryshe nga tete vite me pare, njohes i Statuteve e rregulloreve te FSHF-se.
Çdo gje filloi me vendosjen e dates se asamblese. Ne menyre krejt te papritur Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi daten duke i dhene minimumin e kohes se nevojshme kandidatit. Justifikimi ishte i thjeshte: eshte ne perputhje me statutin! Por si ka mundesi qe te jepet e njejta kohe kandidatit qe sapo paraqitet me ate qe ka 16 vjet ne drejtim?
Kush ishin aresyet e ketij nxitimi? Per nje aresye madhore, qe e mesuam nga njerezit e federates te cilet po plasin nga gazrat e sekreteve. Duka mori informacionin e nevojshem se organet disiplinore te UEFA-s po vazhdonin hetimin e nje klubi shqiotar dhe gjate janarit do te behej publik denimi. Ne menyre urgjente u nis ne UEFA dhe mbasi verifikoi se nje gje e tille ishte mese e vertete, i kerkoi UEFA-s qe per aresye “legale” te shtyhej per nje periudhe kohe ky vendim, qe te mos koinçidonte me periudhen perpara Asamblese. Dhe menyra me e mire qe “bomba” te mos plaste perpara Asamblese, u gjet duke afruar daten e mbledhjes se saj, ne kohen minimale te lejuar nga Statuti. Nese eshte e vertete, siç thone nga brenda barkut te FSHF-se, UEFA paska bashkepunuar me Duken qe te trukohet edhe shpallja e denimit. Hapu qiell ! Ky do te ishte nje vendim i pandershem dhe i padrejte i UEFA-s qe bredh neper bote me kostumin e fair-play..
Sa hipokrizi mban futbolli, ndersa kujton fjalet e betimit te presidentit te UEFA-s, kur sapo fitoi zgjedhjet, u shpreh per tolerance zero ndaj basteve (shit-blerjeve) te ndeshjeve! Çfare duhet te themi mbas asaj qe thote e asaj qe ben…
Se dyti, dhe tashti eshte mese e qarte per te gjithe njerezit e futbollit, kjo u be qe mos te kishte kohen e mjaftueshme te njihej me te gjitha proçedurat e nevojshme te nje procesi kaq te rendesishem zgjedhore si dhe me dokumentacionin perkates.
Por fale njohurive juridike te kandidatit u zbuluan edhe te turpshmet Shoqata te futbollit. Dhe jo pak 12! Nje lojë e vdekur pa lindur, meqë “lideri suprem” e filloka garen me rezultatin 12-0! Dhe keto shoqata jane krijuar q ene vitin 1995 dhe funksionojne si nje mekanizem i FSHF per zhvillimin e futbollit te te rinjve, kurre nuk kane votuar me pare. As kane dokument te formimit te tyre, as jane te regjistruara ne gjykate sipas statutit. Si mund te flitet per organe drejtuese, kur nuk zhvillojne zgjedhje. Shume nga ata te ashtuquajturit drejtues paguhen nga federata. Atehere kush i percakton ata qe vijne per te votuar sot ? Eshte shpikje “madhore” e despotit me veshje presidenti..
Sot do te ndodhe “haleluja”:Do te votojne klube qe nuk kane skuadra dhe nuk votojne ato klube qe i kane skuadrat. S’ka gje tha Duka ne ekran, kjo rregullohet mbas zgjedhjeve. Nuk ka nevoje per komente.
UEFA i di gjithe keto shkelje dhe “shqetesohet” sepse politika po luan topin ne tokën që futbolli dhe politika kanë ndare krevatin gjithe keto vite.. Dhe vjen ne nje periudhe fushate kur Duka supozohet se eshte kandidat. Pra UEFA megjithese i di gjithe keto manipulime vjen ne Shqiperi dhe me ardhjen e saje ben nje nderhyrje te paster ne zgjedhjet e nje federate te pavarur anetare. Madje i derguari takohet dhe me presidentin aktual. Tjeter shkelje e rende e UEFA-s. Nuk e dine valle avokatet e saje, engjejt qe predikojnë nderin e lojes dhe te votes?
Do ta bente UEFA nje gje te tille ne Gjermani, Itali apo dhe ne Çeki ku anetaret e fishkellyen te deleguarin e UEFA-s? Natyrisht qe jo. UEFA nuk ka b… te merret me keto vende dhe Shqiperia i duket nje republike e zgjebosur ku ata mund te bejne çte duan. Dhe me keto treguan qe UEFA ka dy njesi matjeje. Nje per vende si i yni dhe tjeter per vende si ato qe permedem me siper.
Si mund te organizohet asamblea zgjedhore ne Durres kur presidenti aktual jeton ne kete qytet? Dhe per etike nuk mund te lejohet nje gje e tille. Por dhe ne futboll kurre nuk duhej te lejohej nje gje e tille. Futbolli eshte shume me i ndershem se ai qe e ka marre peng. Kjo eshte nje ndeshje qe kerkonte nje fushe neutrale. Dhe UEFA flet per nderhyrje politike!
Jane kaq shume shkelje flagrante qe çdo njeriu me nje minimum ndershmerie do te ndjehej i tradhetuar edhe nga ..Zotat. Pale nga ai qe fatkeqesisht drejton FSHF-ne dhe nuk skuqet kur thote qe gjate 16 viteve ka strukturuar institucionin. Çfare ironie! Kush jane organizmat e federates qe do te gjykojne keto shkelje. Asnje. Eshte nje komitet etike pa etike, qe trukon misionin e tij kur sulmon me urdher me shume lojen e ndershme se sa denon ate te pandershme.
K.Shabani