Një arbitre fare e re italiane përfundoi në spital pas një goditjeje që mori nga babai i një futbollisti të moshave të reja. Mediat italiane raportojnë ngjarjen, por jo emrin e gjyqtares 17-vjeçare që drejtoi ndeshjen Junior Tiferno-Bastia për para të rinjtë, dhe që rrezikoi shëndetin në përfundim të saj.
Gjyqtarja kishte ndëshkuar me karton të verdhë një lojtar në stadiumin e Monterkit në Areco, ndërsa në mbyllje të takimit kishte shkuar tek drejtuesit e klubit të Bastijës për të dorëzuar dokumentat. Ndërsa qendronte brenda në dhomë, pranë derës, kjo e fundit (dera) u godit me shkelm nga jashtë, nga babai i lojtarit të ndëshkuar me karton.
Goditja ishte kaq e fortë saqë porta u shkul nga vendi dhe e goditi arbitren duke e dëmtuar. Ajo u shtrua në spital, iu nënshtrua vizitave mjekësore, doli nga spitali dhe mori rekomandim të bënte 10 ditë pushim, ndërsa më pas bëri denoncimin dhe tani me “babain trim” po merren karabinierët.
Sfidanti.al