Federata Holandeze cakton Ronald Koman per te drejtuar perfaqesuesen

Ronald Koman eshte trajneri i ri i Perfaqesueses holandeze te futbollit. Lajmi u zyrtarizua kete te hene me 54 vjeçarin qe firmosi nje kontrate qe skadon ne perfundim te Boterorit te vitit 2022.

Ronald Koman ka qene gjithnje zgjedhja kryesore e Drejtorit Teknik te Kombetares holandeze Gudde pasi ai ka punuar me te kur ishin te Fejnordi. Koman ka detyren e veshtire per te kthyer iluzionin e tifozeve pas deshtimeve ne eliminatoret e Euro 2016 dhe Boterorit 2018 si dhe te tentoje kualifikimin ne Euro 2020.

Eksperienca e fundit e Koman si trajner ishte ne Premier League kur per 16 muaj drejtoi Evertonin. Me pare ai ka drejtuar skuadrat holandeze te Ajaksit, PSV, Fejnord dhe Viteshe. Po keshtu ai ka drejtuar skuadra edhe ne Portugali te Benfika, Spanje te Valencia e Angli, Sauthempton e Everton.

Si futbollist ai ka luajtur 78 ndeshje me perfaqesuesen holandeze dhe ka qene pjese e skuadres se vitit 1988 qe fitoi Kampionatin Evropian te futbollit. Ronald Koman ka qene pjese e Barcelones dhe ne vitin 1992 beri historine me kete skuader teksa shenoi golin e fitores ne finalen e Kupes se Kampioneve ndaj Sampdorias duke i dhene Barcelones trofeun e pare evropian per klube.

Sfidanti.al