Runi flet per te ardhmen e Kejn: Largohet nga Totenhemi po nuk fitoi tituj

E ardhmja e Herri Kejn eshte nje nder te panjohurat e medha te Premier League. Sulmuesi anglez ka shenuar 31 gola ne 32 ndeshje te zhvilluara deri tani me Totenhemin dhe qe e mbylli 2017 si shenuesi me i mire duke lene pas Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

Klubet me te rendesishme ne Evrope, mes te cileve edhe Reali i Madridit, kane hedhur syte nga sulmuesi 24 vjeçar nderkohe qe opinionin e tij per kete çeshtje ka dhene dhe Uejn Runi. Sulmuesi i Everton theksoi se nese Totenhemi nuk fiton tituj, atehere Kejn do te largohet nga londinezet.

Totenhemi ndodhet ne vendin e peste te renditjes ne kampionatin anglez me 20 pike me pak se kryesuesit e Mançester Sitit dhe 1 me pak se Çelsi i vendit te katert.

‘Kejn mund te shkoje ku te doje eshte nje futbollist shume i mire-tha Runi-eshte Alan Shirer i ri, shenon gola nga cdo pozicion dhe ne çdo menyre. Problemi i Totenhemit ne tentativen per ta mbajtur eshte motivimi i tij. Nese Totenhemi nuk do te fitoje tituj ne 1-2 vitet e ardhshme ai do te kerkoje te largohet. Eshte nje vendim qe do te marre vete ai, por edhe Totenhemi do te duhet ta beje nje gje te tille’.

Nga ana tyre drejtuesit e Hotspurs kane deklaruar se nuk kane ndermend te nisin bisedimet per shitjen e futbollistit dhe do ta bejne kete vetem nese vjen ndonje oferte qe ta shnderroje ne blerjen me te shtrenjte ne bote, pra pretendon nje shifer me te larte se 222 milione Euro.

Sfidanti.al