Instinkti i thotë se duhet të vazhdojë, dhe ai besohet se do të dëgjojë zërin e zemrës. Ljuis Hamilton ndjeu gjatë periudhës së izolimit, për shkak të koronavirusit, se Formula 1 ishte tepër e rëndësishme për të, se i jepte jetë dhe energji, ndaj edhe gjykoi se nuk mund të dilte në “pension” në moshë 35-vjeçar. “Dua të vazhdoj karrirën aq gjatë sa të mundem, – tha ai, – e di se do të vijë një kohë që nuk do të jem në gjendje, por mendoj se kjo nuk do të ndodhë shpejt, pra 2-3 vitet e ardhshëm”. Hamilton është kampioni i botës në fuqi, dhe 6 herë fitues i titullit, pra mund të thyejë rekordin e Mikael Shumaherit me 7 tituj në Formula 1, si dhe numrin e fitoreve. Anglezi ka 86 fitore ndaj 91 të Shumit, si dhe 153 podiume ndaj 155 të legjendës gjermane.
Sfidanti.al